Tepelenë- Turisti austriak del nga rruga në segmentin Gjirokastër-Tepelenë dhe aksidentohet pasi mbeti i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur sot (27 maj), rreth orës 06:30, në aksin rrugor kombëtar.
Policia vendore bëri me dije se “shtetasi austriak A. B., 60 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 60-vjeçari, i cili “po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa rrezik jete”.
Grupi hetimor ka shkuar bashkë me Policinë Rrugore në vendngjarje dhe vijon verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komente
