Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ Ishte duke bërë manovra me Jet Ski dhe ra në ujë, 21-vjeçari belg në gjendje të rëndë te Trauma! Shoqërohet pronari i mjetit

15 Qershor, 22:59| Përditesimi: 15 Qershor, 23:27

  • Share

DURRËS- Një tjetër turist ka mbetur i plagosur në vendin tonë pas një aksidenti ujor. Një 21-vjecar nga Belgjika ka përfunduar në spitalin e Traumës, pasi është rrëzuar nga Jet Ski në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Blutë e Durrësit informuan se turisti belg ka kryer manovra të rrezikshme me Jet Ski dhe ka humbur kontrollin duke rënë në ujë. Ai ka marrë plagë të rënda dhe më pas është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës, 15 qershor. Më pas ai është transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar, ku Policia bën me dije se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, në polici është shoqëruar pronari i cili i ka dhënë turistit me qira mjetin lundrues Jet Ski.  

"Rreth orës 20:00, shërbimi i Urgjencës së Spitalit të Durrësit ka njoftuar se ka shkuar  për ndihmë mjekësore shtetasi belg H. K., 21 vjeç.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në spital dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pranë bregdetit, ky shtetas dyshohet se gjatë manovrave ka humbur kontrollin mbi një mjet lundrues (Jet Ski) dhe ka rënë në ujë.

Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe nga Spitali Rajonal i Durrësit është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale pronarin e mjetit lundrues, shtetasin S. Xh.", informoi Policia e Durrësit.

Ky është aksidenti i dytë ujor që ndodh brenda së njëjtës ditë, 15 qershor. Më herët në Gjipe një tjetër turist gjerman u godit nga helika e në gomonie. Edhe ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 16/06/2025 00:07

    ore jane ne terezi keta apo jo? ketu po vrihen njerez cdo jave dhe keta nuk i bllokojne motorat e ujit. Po kur te filloje sezoni do behet masaker ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?