Kronikë

Turisti italian që u kurua në Durrës dhe Tiranë, humb jetën në spitalin e Padovas në Itali (VIDEO)

13 Shtator 2019, 12:51| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 18:12

  • Share

ITALI- Matteo Sartori, turisti italian i cili ra nga shkallët 6 ditë më parë teksa udhëtonte me kroçiere në pranë portit të Durrësit ka ndërruar jetë në spitalin e Padovas në Itali.

Ai pësoi traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe mori ndihmën e parë nga doktori i i portit të Durrësit për t'u dërguar fillimisht në Durrës dhe më pas në spitalin e Tiranës për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Pak ditë më pas Sartori u dërgua në spitalin e Padovas në Itali për kurim por nuk arriti të mbijetojë.

33-vjeçari Matteo Sartori po udhëtonte bashkë me të dashurën e tij në një anije lundrimi. Ai kishte prerë gishtin dhe shkoi për ta mjekuar, por ka humbur ekuilibrin duke rënë nga shkallët . E dashura e tij e ka gjetur të shtrirë në tokë dhe pa ndjenja.

1568370468_italianijaht.jpg

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?