Pika Kufitare e Qafë-Thanës

Kronikë

Turisti polak u kap në Qafë-Thanë me makinën e mbushur me thika, radio marrëse, pistoletë me gaz e sëpatë, do hetohet i lirë

18 Gusht, 12:27| Përditesimi: 18 Gusht, 12:37

  • Share

Korçë- Pak orë pas ndalimit në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës, teksa po largohej nga Shqipëria me makinën e mbushur me thika, radio marrëse, pistoletë me gaz dhe sëpatë, turisti polak është lënë për hetim në gjendje të lirë nga Policia e Pogradecit, ndërsa hetimet do i ndjekë Prokuroria vendore.

Shërbimet e Policisë, njoftuan se në dalje të vendit, gjatë kontrollit në automjetin e polakut R. R., 39 vjeç, kanë gjetur 2 thika, 4 radio marrëse, 1 pistoletë me gaz dhe 1 sëpatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 39-vjeçarin, për veprat penale “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, bëri me dije policia vendore.

Kapja e turistit polak u bë ditën e djeshme, por pas vlerësimit të rastit, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë, është vendosur ndjekja në gjendje të lirë. Organi i akuzës do bëjë zbardhjen e plotë të qëllimeve pse i dyshuari mbante sende të paligjshme në mjetin e tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull i thjeshte: 18/08/2025 12:42

    Se mos keni kapur ndonjerin me Kamper. Pasi ato qe i paraqisni si armembajtje, jane pjese e kuzhines se nje kamperisti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?