Foto nga ngjarja e djeshme në Kalanë e Krujës

Kronikë

Turisti turk përplasi rojen me makinë në Krujë, policia e vendos në pranga pas sherrit për pagesën

20 Prill, 10:31| Përditesimi: 20 Prill, 10:34

  • Share

Një turist turk, 23-vjeçar, është arrestuar pasi dyshohet se pas një konflikti për pagesën e parkimit, ka goditur me automjet rojen Bujar Dedja, në Krujë. Ky i fundit, sipas informacioneve është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Ditën e djeshme roja ka tentuar të ndalë një çift turistësh të cilët po largoheshin pa paguar. Ata fillimisht janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë së Krujës.

Më tej bëhet me dije se roja ka tentouar tu bllokojë rrugën dhe më pas është varur në kofanon e autoveturës së turistëve. Kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetra metra. Më pas roja ka rënë në tokë dhe është plagosur rëndë në tokë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. K., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Krujë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta,ka goditur me automjet shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk R. S., 23 vjeç(pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?