Sociale

Turizëm/ Me kanoe në liqenin e Shkodrës, studentët belgë: Eksperiencë unike

7 Prill, 16:17| Përditesimi: 7 Prill, 16:32

  • Share

Turizmi në Shkodër po njeh një rritje të ndjeshme, edhe përpara nisjes zyrtare të sezonit. Një grup studentësh nga Belgjika, plot energji dhe kureshtje, zgjodhën pikërisht Shirokën. Ata thanë se janë të mahnitur nga peizazhi i mrekullueshëm që bashkon malin me liqenin, teksa po shijojnë eksperienca të veçanta përmes sporteve ujore, si kanotazhi në liqenin e Shkodrës.

“Mendoj se është një qytet shumë i bukur. Shtëpitë janë shumë moderne. Desha të vij këtu sepse doja të shihja liqenin dhe nëse jam aq i guximshëm, të notoja në liqen. Është një liqen shumë i bukur dhe unë dua shumë të shoh vende që kanë liqenin dhe malin së bashku. Është shumë këndshëm.”

“Zgjodhëm Shkodrën sepse është një qytet shumë i bukur dhe këtu ka shumë male. Megjithatë, uji në liqen duket shumë i ftohtë. Erdhem sepse jemi studentë, kemi pushimet dhe këtu është shumë mirë.”

“Kjo bluzë është një dhuratë për mua dhe më pëlqen. Përshtypja ime e parë, siç themi ne në frëngjisht, është një peizazh i bukur. Është një vend shumë i mirë, njerëzit janë të mirë, të buzëqeshur. Bashkëjetesa fetare mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve është diçka shumë e mirë. Unë nuk e zgjodha Shqipërinë, e zgjodhi mësuesja, por personalisht po më pëlqen shumë-, thanë ata.

Pikërisht mësuesja e grupit ka rekomanduar Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar në çdo stinë.

“Kemi ardhur për të parë malet dhe peizazhet natyrore, sepse studentët nuk janë të mësuar me këto pamje dhe tani mund të eksplorojnë natyrën.  Dje ishim në Alpe, në Theth, dhe bëmë hiking. Studentëve iu pëlqeu shumë, sepse është shumë ndryshe nga vendi ynë, i cili eshte i sheshtë. Po ashtu, rrugët e qytetit janë shumë të këndshme. Ka shumë gjallëri në restorante dhe bare. Studentëve u pëlqen të pinë diçka të ftohtë dhe të shijojnë një picë. Sigurisht që Shkodrën e rekomandoj për të parë malet, për të bërë ecje dhe për të vizituar liqenin”, - shpreh ajo.

Shkodra po shndërrohet në një destinacion të dashur ndërkombëtar, ku natyra, kultura dhe mikpritja ndërthuren në mënyrë unike.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?