Bota

Brazil/ Tentoi të arratiset si në filma, por ngeci në mur! Rasti i pazakontë bëhet viral në rrjet (VIDEO)

21 Qershor, 15:10| Përditesimi: 21 Qershor, 16:07

  • Share

Ky është momenti kur një i burgosur u gjet i ngecur brenda një muri betoni gjatë një tentative të dështuar arratisjeje në Brazil.

Alan Leandro da Silva, 29 vjeç, kishte kaluar dy ditë duke përdorur mjete për të hapur një vrimë në murin e qelisë së tij në burgun e Rio Branco, në shtetin Acre, pa u vënë re nga askush.

Duke besuar se vrima që kishte hapur ishte mjaftueshëm e gjerë, da Silva u përpoq të kalonte përmes saj për të fituar lirinë por shumë shpejt mbeti i ngujuar mes betonit.

Tentativa për arratisje u zbulua nga rojet të hënën, më 16 qershor, pasi vunë re lëvizje të dyshimta në qelinë e tij dhe menjëherë thirrën zjarrfikësit për ndihmë.

Pamjet befasuese tregojnë të burgosurin trupi i të cilit kishte filluar të lodhej nga pesha që varej mbi dysheme ndërsa shpëtohej nga prapa murit përmes shpimit nga ekipet e shpëtimit.

Me tatuazhe në shpinë, 32-vjeçari shfaqet i mbështetur mbi një karrige blu, me betonin që e kishte shtrënguar për trup.

Oficerët thanë se ndërhyrja u bë me kujdes të madh për të mos e lënduar, pasi ai ishte pa këmishë. Zjarrfikësit arritën ta nxjerrin atë të padëmtuar, raportojnë mediat. 

Sipas raportimeve lokale, da Silva u mor në pyetje nga autoritetet që po hetojnë përpjekjen për arratisje dhe dëmtimin e pronës publike.

Po ashtu, dyshohet se disa nga shokët e qelisë mund ta kenë ndihmuar në këtë përpjekje.

Zyrtarët e burgut nuk kanë dhënë sqarime se si ai i kishte siguruar mjetet dhe përse hapja në mur nuk ishte vënë re më herët.

Pas shpëtimit, da Silva mori ndihmën e parë dhe u rikthye në qeli.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?