Kultura

‘Turizëm përmes tingujve’, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura sjell koncert në Kukës

1 Korrik, 22:17| Përditesimi: 1 Korrik, 22:20

  • Share

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura solli në Kukës koncertin me titull “Turizëm përmes tingujve”, një nismë muzikore që synon të promovojë vlerat kulturore dhe turistike të Shqipërisë përmes fuqisë së artit.

Nën drejtimin e dirigjentit Altin Babameto, orkestra interpretoi një repertor të pasur që përfshinte vepra të njohura shqiptare dhe ndërkombëtare, të përshtatura posaçërisht për formacionin frymor. Koncerti u mirëprit ngrohtësisht nga publiku, i cili përjetoi nga afër një komunikim të drejtpërdrejtë mes muzikës dhe qytetit.

“Përveç detyrës sonë në ceremonitë shtetërore, ne kontribuojmë edhe në jetën artistike të qytetarëve, kudo në Shqipëri. Këtë vit, duke qenë se ka një numër të madh turistësh që vizitojnë vendin, nisma merr një vlerë të veçantë,” u shpreh dirigjenti Babameto.

Ky aktivitet është pjesë e një kalendari të gjerë artistik që synon të afrojë qytetarët dhe vizitorët e huaj me trashëgiminë muzikore shqiptare, duke e kthyer muzikën në një urë lidhëse mes artit dhe turizmit.

 

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?