Turizmi, 70 % e hoteleve në Sarandë të rezervuara për verën! Çipa: numri i turistëve në rritje, shkak promovimi nga qeveria

18 Maj, 15:06| Përditesimi: 18 Maj, 16:13

  • Share

Prenotimet në qytetin e Sarandës për periudhën e verës korrik-gusht-shtator janë në nivelet 60 - 70%.

Kreu i operatorëve tustikë Arben Çipa thotë se kjo shifër është më e lartë se vitin e kaluar. Sipas tij promovimi që i është bërë Shqipërisë ka patur ndikim të madh në rritjen e prenotimeve dhe ky është një rast ku politika ka bërë një punë të mirë.

I pyetur per çmimet, kreu i operatorëve turistik pranon se kanë pësuar një rritje të lehtë që nga sezoni i kaluar. Arben Çipa bën apel ndaj bizneseve të tregojnë kujdes dhe të mos rrisin çmimet në mënyrë abuzive.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?