Biçikletat pedalojnë në Liqenin e Shkodrës

Sociale

Turizmi/ Biçikletat pedalojnë në Liqenin e Shkodrës, ideatori Blerti Vejuka: E hapa biznesin me mbështetjen e bashkisë

29 Gusht, 15:33| Përditesimi: 29 Gusht, 15:38

  • Share

Nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë, mbi sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës shihen duke lëvizur biçikleta të veçanta që ofrojnë një mënyrë krejt ndryshe për ta shijuar peizazhin.

Ky mjet tradicional shkodran është rikthyer me një risi, duke u bërë atraksioni më i ri turistik i qytetit.

Ideatori i kësaj risie, Blerti Vejuka, e ka kthyer idenë e tij në realitet falë mbështetjes nga skema e grantit për të rinjtë të Bashkisë Shkodër.

‘Bicikleta është tradicionale në qytetin e Shkodrës, dhe kjo mënyrë bëri që të vijmë edhe më bukur në Liqenin e shkodërës ku mund të japim një mundësi për pedalim. Kur kanë parë se këto biçikleta pedalojnë në ujë njerzitë kanë qenë të befasuar. Edhe turistët kanë thënë se është një risi sepse nuk e kanë parë askund këtë gjë. Kam pasur edhe mbështetje nga Bashkia Shkodër’, tha ai.

Bashkia Shkodër do vijoje mbështetjen e të rinjve me ide inovative e biznese të reja, me synim zhvillimin e turizmit, promovimin e territorit dhe krijimin e shërbimeve që i japin më shumë gjallëri komunitetit dhe vizitorëve.


 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skender: 31/08/2025 10:27

    Veper me mbeshtetjen e partise,....

    Përgjigju
  • Veli Dogani , pensionist , Fier: 30/08/2025 07:34

    Ju pershendes nga distanca ! Bravo ! Me pelqejne te rinje novatore sic jeni edhe ju . Ju uroj suksese !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?