Turizmi dentar, emigrantët drejt klinikave shqiptare! Stomatologia Koçi: Çmimet në Shqipëri të ulëta! Fokusi në shëndetin dentar dhe jo vetëm në anën estetike

3 Korrik 2022, 11:01| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 11:09

  • Share

Një pjesë e madhe e turistëve nuk vijnë në Shqipëri vetëm për të pushuar, por edhe për të kryer shërbime dentare. Për Report Tv stomatologia Laureta Koci thotë se fluksi i tyre është shtuar ndjeshëm këtë verë, ndërsa shërbimet e kërkuara, janë që nga kontrollet e thjeshta e deri tek implantet dentare.

“Prej shumë vitesh pjesa e emigrantëve, njerëzit tanë që jetojnë jashtë normalisht që nëkt sezon vijnë dhe për pushime, vijnë dhe për kontrrolle normalisht dhe bëjnë shërbime të nevojshme. Janë të gjitha llojet e shërbimeve dentare duke filluar që nga ata më të thjeshta siç është profilaksia që do të thotë t’i ruash dhëmbët, që nga higjena që janë shërbimet minimale, pastaj fillon terapia, mbushjet, pjesa e vendosjes që hyn te ortopedia që tani është shumë trend, por nuk duhet të jetë aq shumë trend. Dhëmbët vendosen kur kemi nevojë dhe jo për të na u dukur të bardhë dhe të bukur. Pastaj kalojmë te pjesa e kirurgjisë siç janë implantet dentare. Përsa i përket turizmit dentar ne jemi një klinikë që punojmë me turizëm dentar të mirëfilltë që bëhet reklama, por ne funksionojmë në mënyrë të tillë: një shqiptar që ka kryer shërbime tek ne ua sugjeron dhe kështu vazhdon.”- tha Laureta Koçi, Stomatologe

Por cila është arsyeja pse turistët dhe emigrantët vërshojnë drejt klinikave shqiptare?

“Kostoja është më e ulët, por dhe shërbimi është më i mirë dhe cilësor.”- tha Koçi.

Rritja e çmimeve thotë Koçi ka prekur edhe sektorin dentar, por stomatologët janë kujdesur që të mos reflektohen në shërbime.

“Kjo na ka prekur më shumë ne që blejmë produkte dentare dhe që normalisht ngrihen kostot. Është ngritur diçka aq e vogël , mund të them 1ose 2% që është e papërfillshme në krahasim me realitetin tonë që jetojmë çdo ditë.’- u shpreh Koçi.

Për stomatologen Laureta Koçi, është shumë e rëndësishme që kujdesi dentar të jetë i vazhdueshëm me kontrolle periodike, dhe të mos përqendrohet vetëm në anën estetike.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Atdhetari: 03/07/2022 18:05

    Nuk e di si i boni llogarit kur thoni çmimet e ulta. Të morësh 40 000 lek rrogë e të pagush 7000 për 1 mbushje vetëm LIRË nuk ësht. Gati 25% e rrogës mujore kushto mbushja 1 dhëmbi. Ti motrra e llogarit me rrogat e EU besoj që thu lirë në Shqipni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?