Turizmi i aventurës, nga Kukësi në Sarandë me motor! Turistët: Flasim me njerëzit me ‘google translate’! Preferojmë më shumë rrugët në male

26 Qershor 2022, 16:38| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 16:45

  • Share

Udhëtimet aventuriere të të huajve që përshkojnë vendin tonë nga veriu në jug janë kthyer në trend.

I tillë është ky grup motoristësh nga Serbia, Turqia dhe Polonia që ndodhen në Kukës dhe do vazhdojnë udhëtimin plot adrenalinë drejt Vlorës e Sarandës.

”Jam nga Turqia. Po shkojmë në Vlorë dhe Ksamil  për pushime në bregdet.. Njerëzit janë të mirë. Edhe bregdeti është I bukur me pak probleme, por është I bukur. Do të qëndrojë katër ditë e më pas në Mal të Zi.”

“Jemi nga Polonia. Kemi kaluar deri më tani në Sllovaki, Hungari Rumani, Serbi, Kosovë dhe sapo mbërritëm në Shqipëri. Do qëndrojmë disa ditë e më tej nëpër rrugët e Malit të Zi për tu kthyer në vendin tonë. Ne zakonisht preferojmë rrugët në male që ju përshtaten edhe mjeteve tona.”

Shqipëria po i pëlqen edhe Xhejmsit nga Alaska që aventurën e udhëtimit me biçikletë e ka nisur nga Greqia.

"Jam nga Alaska, do qëndroj dy ditë në Shqipëri fillimisht në Fushë-Arrëz e më pas në bregdet. Do vazhdoj të udhëtoj drejt Mal të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Venecia të Italisë".  Në Shqipëri vij për herë të parë, dhe po më pëlqen. Komunikimin me njerëzit e bëj me google translate edhe kjo është pjesë e argëtimit. Të udhëtuarit me biçikletë është mënyra më e mirë për njohur botën".

Janë orët e para të qëndrimit të tij dy ditor në Shqipëri dhe përshtypjet janë pozitive sidomos për Malin e Gjallicës në Kukës, që Xhejms thotë se i ngjan me vendlindjen.

“Gjallica më ngjan me relievin e Alaskës. Është shumë e bukur.”

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?