Turizmi kërkon paketë të tretë, operatorët letër Ramës: Të mbështetemi me grante si rajoni, duhet të zgjerohet paketa e ri-punësimit

9 Tetor 2020, 14:23| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 15:04

  • Share

"Nuk shoh një pakete ne horizont që të jem i drejtpërdrejt” u shpreh kryeministri Edi Rama në 29 shtator.

Edhe pse përgjigja e kryeministrit Edi Rama më 29 shtator ishte e prerë për operatorët turistik që nuk do të ketë një paketë të tretë vetëm për ata, përsëri tur-operatorëve nuk heqin dorë nga kërkesat. Shoqata e tur-operatorëve i ka dërguar një letër me kërkesa kryeministrit Edi Rama, ministrit të Turizmit Blendi Klosit dhe Ministres së financave Anila Denaj. Si një nga kategoritë më të goditura nga pandemia ata kërkojnë një paketë të tretë për turoperatorët agjencitë turistike, guidat dhe transportin turistik. Po ashtu ata kërkojnë edhe zgjerimin e paketës së ri-punësimit për të papunët e dalë si pasojë e pandemisë.

Skema e ripunësimit e qeverisë të shtrihet deri në datën 30 Shtator 2020 për punonjësit e larguar pasi efektet e pandemisë vazhdojnë të ndihen deri më sot. Kërkojmë mbështetje për punonjësit e mbajtur në punë nga bizneset turoperatorë, agjencitë turistike, guidat dhe transporti turistik, pasi është hera e dytë që pikërisht ky grupim punonjësish i mbajtur me shumë sakrificë në punë nga ana jonë, nuk përfshihet në skemat mbështetëse të qeverisë”, thuhet në letrën e tyre.

Në letrën e dërguar ata kërkojnë edhe mbështetje me grante si vendet fqinje për të rimëkëmbur sektorin turistik. Por kryeministri Rama pati deklaruar se turizmi ja ka dalë dhe ka pasur vizitore edhe këtë vit.

“Konstatoj me kënaqësi se ka pasur shumë turistë dhe frekuentime këtë vit, si turizëm të brendshëm ashtu edhe patriotik”, tha Rama.

Ndërkohë shifrat e publikuara nga INSTAT flasin për një rënie të numrit të turistëve në 7 muaj në nivelin e 60%.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?