Turizmi me biçikletë/Aventura e 5 kosovarëve në veri, çiklistët: Të promovohet më shumë Shqipëria që të ndërkombëtarizohet ky lloj sporti

3 Korrik 2020, 20:55| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 21:34

  • Share

Pesë çiklistë nga Kosova,të moshave dhe profesioneve të ndryshme për katër ditë kanë udhëtuar me biçikleta në veriun e Shqipërisë. Kjo maratonë çiklistike e nisur nga Gjakova, ka përfunduar në Krumë, pas qëndrimit një ditor në Kukës dhe  vizitës në Kullën e Qëndresës dhe Muzeun Etnografik të qytetit.

"Po ia vlejti, se edhe Kukësin e pashë , e kam parë vetëm kur kam kaluar me makinë më parë. Kukësi, Puka e Fushë-Arrëzi ishte  mirë", thotë njëri nga çiklistët.

"Veriu i Shqipërisë ka atë egërsinë e bukur që e tregon, edhe ne jemi pjesë e veriut të trojeve shqiptare. Është përjetim më ndryshe nga ai që sjell deti, më aventuresk, edhe relaksues", thotë një çiklist tjetër.

"Nuk do të mundnim të shikonim çiftin e Lëpushës, Tamarës nëse nuk do të bëhej rruga për Plavë. Në momentin që krijohet mundësia të shikojmë dicka, organizohemi edhe shkojmë", tha një tjetër.

Kjo maratonë e nisur nga gjakova ka përfunduar në Krumë pas qëndrimit 1 ditor në Kukës dhe vizitës  në Kullën e qëndresës dhe muzeut etnografik të qytetit.

Udhëtimi me biçikleta ne zonat e thella malore po preferohet gjithnjë e më shumë nga aventurierët. Ata thonë se eksplorimi i natyrës me biçikletë duhet të ndërthuret me ndalesa në hane apo bujtina që deri më tani mungojnë.

"Detajet janë me shumë mangësi, në një vend s'kemi pasur ujë të ftohtë vetëm ujë të ngrohtë. Në rrugët që kam kaluar kanë qenë mirë ka pasur bukuri të mahnitshme. Mendoj se ia vlen të promovohet më shumë që të ndërkombëtarizohet ky lloj sporti", thanë ata.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?