Turizmi në ngërç, pa leje dhe me tarifa të rritura (VIDEO)

30 Qershor 2020, 17:47| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 17:51

  • Share

Procesi për hapjen e stacioneve të plazhit po ecën ngadalë në Shëngjin, për shkak se Ministria e Turizmit po vonon dhënien e lejeve. Nga ana tjetër edhe hoteleritë që janë licencuar ankohen se është rritur tarifa vendore për shfrytëzimin e hapësirës në plazh.

Në bregdetin e Shëngjinit janë vendosur çadrat dhe shezlongët por pjesa më e madhe e tyre ende nuk janë formalizuar. Marrja e lejeve për stacionet e  plazhit ka sjellë vonesa nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit.

Përballë kësaj situate Bashkia e Lezhës i ka lejuar hotelieret që të vendosin shezlonget, duke ju lënë si afat javën fillimin e korrikut për lidhjen e kontratave. Nga ana tjetër operatorët turistik ankohen se është rritur kostoja për shfrytëzimin e hapësirës në plazh.

"Stacionin e plazhit e kemi ngritur e jemi në procedurë me bashkinë por na e kanë sjellw në trotuar me vwnw krevatin ngjit me trotuarin është na kanë shfrytëzuar hapësirën. Dopio hapësirë na bie tw paguajmw më tepwr, por ne si pagesë plus qe e kemi pagesen cash pa këste. Ndjehemi në vështirësi ekonomike. Wshtë një situatë e paparashikueshme", tha Besnik Sula, operator turistik.

Prej datës 15 qershor në Shëngjin është ngritur qendra shëndetësore verore në ambientet e një resorti.  Po kështu ka edhe një çadër triazhimi për rastet me Covid-19. Numri i pushuesve në Shëngjin ka njohur rritje gjatë ditëve të fundit, por ka gjetur të papërgatitur operatorët turistik që ende s'janë pajisur me leje për stacionet e plazhit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?