Turizmi në Reç, fshatin e gështenjave në Malësi të Madhe! 120 familje të punësuara, investitorët: Kemi hapur bujtina, turistët mbeten të kënaqur

25 Tetor 2022, 09:22| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 12:15

  • Share

Një ndër fshatrat më piktoresk në Malësinë e Madhe është Reçi, i cili ia vlen të vizitohet sidomos në vjeshtë, pasi njihet për prodhimin e madh të gështenjave. Fshati i Reçit në Malësi të Madhe e ka të bazuar ekonominë kryesisht në prodhimin i gështenjës, në blegtori dhe pak bujqësi. Vendin kryesor e zë gështenja, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj.

“Ne shesim gështenja në tregun vendas por dhe në Itali”, tha një banor.

Në këtë ekonomi janë të punësuar rreth 120 familje të fshatit që janë dhe pronarë të këtij masivi pyjor. Megjithëse pak kohë më parë pylli i gështenjave u dëmtua nga grerëza, me ndërhyrjen e Ministrisë  se Bujqësisë u bë i mundur dezinfektimi i gështenjave që ka dhënë përmirësim sa i takon prodhimit.

Jo vetëm prodhimet bujqësore dhe blegtorale e bëjnë këtë zonë që të ketë një hov në zhvillimin ekonomik.

“Unë kam investuar, kam hapur një bujtinë, por edhe banorë të tjerë, kështu kemi turistë dhe mbeten të kënaqur”, tha një investitor në zonë.

Sot fshati i Reçit ofron turizëm gjithë vjetor, me natyrë të bukur, sportet e aventurës, traditë dhe kulinari .

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?