Altin Prenga

Sociale

‘Turizmi në Shqipëri këtë vit ka dështuar’, REAGON Altin Prenga: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

4 Gusht, 11:13| Përditesimi: 4 Gusht, 11:19

  • Share

Altin Prenga, themeluesi i agroturizmit të njohur "Mrizi i Zanave", ka reaguar këtë të hënë në përgjigje të analizave që thonë se këtë vit turizmi në Shqipëri ka dështuar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Prenga thekson se turizmi shqiptar, përkundër perceptimeve pesimiste, po kalon një nga periudhat më të mira.

“Sukses nuk do të thotë me mbush çdo shezlon apo çdo objekt prej betoni. Po na vijnë miq të mirë, ndoshta edhe më të mirë se ç’i meritojmë”, shkruan ai.

Ai nënvizon se cilësia dhe përkushtimi janë thelbi i një turizmi të qëndrueshëm, jo vetëm numrat apo grumbullimet masive. Sipas tij, struktura të mirëfillta turistike në të gjithë vendin, nga jugu në veri, janë të mbushura plot dhe po japin fryte.

“Ata që e shohin turizmin vetëm si mënyrë pasurimi, pa pasion e përkushtim, uroj të kenë më pak punë. Ndoshta konkurrenca do i detyrojë të bëhen më mikpritës, më të ndershëm në çmim dhe të kthehen te identiteti.”

Ai bën të ditur se dhomat te "Mrizi i Zanave" për muajin gusht janë të prenotuara prej 5 muajsh, dhe megjithëse mund t’i kishin shitur dyfish më shtrenjtë, nuk e kanë bërë. Përkundrazi, ai thotë se po i orientojnë mysafirët te bujtinat përreth, që të përfitojë e gjithë zona.

Ky reagim vjen si një kundërpeshë ndaj zërave që flasin për dështim të turizmit, duke vënë në pah një realitet tjetër: atë të mikpritjes së ndershme, zhvillimit lokal dhe ruajtjes së identitetit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dea: 06/08/2025 11:13

    Prandaj Mrizi i Zanave ka suksesin qe ka se ofron mbi te gjitha zemër; te turisti, te puntori, te lagja, te fshati... Ky është ligji universal! Suksesi im është kenaqesia jote dhe mirëqenia e te gjithëve qe janë te perfshire në të. Kur njerzit të ecin me këtë parim, çdo gjë do shkoje mirë. Turizmi duhet të fillohet që ne konceptim, projektim dhe zhvillimin me zemër qe të eci sic duhet. Ne Shqipëri jane pak biznese ato qe punojnë me zemër dhe duket.

    Përgjigju
  • Propaganda: 05/08/2025 16:11

    Nuk matet turizmi duke pare sa pune ka lokali me me emer ne Shqiperi. Turizmi jone eshte varfanjak,turist me canta shpine plot me konserva qe rrine neper Hostele. Turist qe pyesin me pare per cmimet pastaj ulen ne lokal, prandaj te gjitha lokalet I kane vendosur minute jashte. Rama I thote turist dhe emigrants qe vjen me taku plaken qe ka semure.

    Përgjigju
  • Iris: 05/08/2025 02:58

    Sigurisht qe turizmi eshte ne nje nga momentet me te mira zoteri,sidomos kur ndihmohet dhe nga fama qe ka marre.Por jo te gjithe e shikojne si menyre pasurimi te shpejte,jo te gjithe perdorin /hilete/ e biznesit qe ju i vini ne dukje me te drejte,por nga ana tjeter,jo te gjithe kane famen e /Mrizit te zanave/ dhe fama ndihmon shume.

    Përgjigju
  • Agim Martini: 04/08/2025 23:02

    Suksese Zotni Çdokush e gëzoftë munin e vet! Sidoqë të investohet, mëndoj se duhet të gëzohet një farë rrespekti për çdo fillestar, duke mos harruar se fillimi me apo pa beton, në një vënd ku përveç familjes dhe Zotit nuk të gjendet kush tjetër për ndihmë, besoj fort se duhet inkurajuar. Një shqiptarë në punë, nuk duhet ngatërruar as krahasuar me një shqiptar në krim!

    Përgjigju
  • jeniçeri: 04/08/2025 23:01

    Rama ju a solli turizmin në Shqipëri por Albanistani mbetet albanistan të pangopur do ti bini kokës me grusht për çmimet e pamëshirshme(një shëmbull i vogël:një frape gold në super market 11€ në suedi i njëjti produkt 8,5€).

    Përgjigju
  • Altin: 04/08/2025 15:28

    E drejtë Z.Mrizi. Sa kohë që mania për të ngrënë do të mbizotërojë këtu do të jetë i suksesshëm turizmi aty ku vetëm haet. Po bota nuk quan turizëm të mbushësh barkun me bukë.

    Përgjigju
    • Nick: 05/08/2025 13:04

      Kjo esh perceptimi i altinit. Buk e mish dhe bej turizem.

  • Turisti: 04/08/2025 14:35

    Bravo Altin per suksesin tuaj por a i e keni pyetur pronaret e bujtinave te vermoshit a kane te njejtin fat si Ju dhe ata nuk i kan ndryshuar cmimet 30 euro darka,fjetja dhe mengjesi por fundi bujtinat bosh...

    Përgjigju
    • villapashatirana: 04/08/2025 22:34

      Shumë fjalë me peshë dhe plot të vërtetë. Turizmi nuk është thjesht një mënyrë për të bërë para, por një mundësi për të treguar shpirtin e një vendi, për të ndarë mikpritjen dhe për të ruajtur identitetin. Edhe unë, si dikush që menaxhon dy bujtina në Tiranë,njëra pranë Rrugës së Durrësit dhe tjetra në zonën e Astirit,ndaj të njëjtin parim: qëllimi nuk është vetëm fitimi, por ofrimi i një përvoje të ndershme, të ngrohtë dhe autentike për çdo mysafir. Respekte për këtë qasje dhe shembull që frymëzon! Vetëm kështu mund të rritemi si destinacion turistik me vlerë të vërtetë.

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?