Turizmi në Vlorë/ Leli për Report Tv: Sezoni zgjatet deri në fund tetori, pushuesit shfrytëzuan 98% të hoteleve gjatë gushtit

1 Shtator 2020, 13:08| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 13:21

  • Share

Vlora është një ndër destincionet më të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj në vendin tonë, por këtë ky vit ka qenë ndryshe nën ndikimin e pandemisë së Covid-19. Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës në një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në Report Tv tha se sezoni veror nuk ka mbaruar dhe është zgjatur deri në fund të tetorit.

"S'doja të konsideroja të mbyllur sezonin, ka filluar dje një fushatë tjetër publicitare, duke rikujtuar që në shtator Vlora ka klimë të shkëlqyer, përtej shiut që ra në mëngjes. Unë i ftoj të gjithë në Vlorë, gushti ka qenë pozitiv, shpresoj të jetë kështu edhe shtatori. Njësitë e shërbimit, ndryshe nga vendet e tjera në jug të Shqipërisë, apo në zona rurale, ku kërkohen stafe të mëdha në Vlorë janë të hapuraQë në momente e para që janë lidhur kontratat ata janë vënë në dijeni për zgjatjen e sezonit turistik që do të shfrytëzohet edhe nga koha e mirë në shtator. Kam pasur edhe komunikim me përfaqësues të ndërmarrjes publike që të kenë akses deri në fund të tetorit", tha Leli.

Kryebashkiaku theksoi se pandemia ka pasur ndikim por gjatë muajit gusht ka pasur fluks të konsiderueshëm të pushuesve, ku hotelet kanë shfrytëzuar 98 deri në 100% të kapacitetit.

"Është normale që të ketë pasur reduktim të pushuesve, por ka qenë një gusht i suksesshëm, edhe pse kanë munguar turistët që priteshin të vinin nga vendet e BE-së, nga Italia, Greqia, por ka pasur turistë cekë. Mungesa e këtyre turstëve kjo ka qenë në disfavor për turizmin. Ka pasur një  thirrje që të zgjidhej Vlora për të pushuar. Në përgjithësi ka pasur fluks të konsiderueshëm. Në muajt qershor e në fund të majit ka pasur rritje me 40% të turistëve edhe pse ka pasur pak çmime të ngacmuara. Kriza është prezente, ka pasur që kanë humbur vendet e punës, por më pas në gusht kërkesa për punonjës ka qenë maksimale. Hotelet kanë pasur shfrytëzim 98 deri në 100%, ka pasur një fluks të kënaqshëm, jam duke shpresuar që turizmi të vazhdojë", tha Leli.

Në lidhje me situatën e qarkullimit të automjeteve, e cila është shumë problematike e sidomos gjatë fundjavës, ai tha se në tetor do të jenë gati dy projekte në Bypassin e Orikumit.

"Situata e qarkullimit ka problematika përgjithësisht në fundjavë, jemi në bashkëpunim me policinë e shtetit për të kontrolluar  qarkullimin. shpresojmë që bypassi të  përmirësojë trafikun dhe investimet e reja. Jemi duke parë që të çohet në tetor pagesa e taksave. janë ulur me 30% taksa e pastrimit. tek zona prapa tunelit do të ketë plazh me 5 yje, me pishinë për fëmijë, për të rritur, kënd lojërash. Në tetor do të jenë gati dy projekte në Bypassin e Orikumit që do të ndihmojnë në reduktimin e trafikut", tha Leli.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?