Doganat kanë arkëtuar në buxhetin e shtetit shifrën rekord prej më shumë se 1.62 miliardë euro për 8 mujorin duke kaluar me rreth 55 milionë euro të ardhurat doganore për të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raportojnë se për 8 mujorin 2025 janë realizuar 158 miliardë lekë të ardhura nga doganat dhe se në krahasim me 8-mujorin 2024 janë rreth +5,3 miliardë lekë lek më shumë.
8 mujori 2025 shënon rekord të doganave shqiptare me një rritje prej 65% më shumë se vitit 2020 dhe përmirësim prej 82% krahasuar me vitin 2013, mbështetur kryesisht në mirëadministrimin, digitalizimin e procedurave doganore, analizën e riskut dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin doganor efikas, raportuan doganat.
Rritet konsumi i karburanteve, birrës, kafesë e cigareve
Rritja e të ardhurave është ndikuar kryeisisht nga akciza, ne total +4,3 Miliardë lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit të Karburantit me rreth +2,2 Miliardë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 50,137 ton), Cigare me +1,5 Miliardë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 176 ton), Vaj lubrifikant +67 Milionë dhe Pije alkoolike vendi me +60 Milionë.
Të gjithë artikujt e akcizës kanë një performancë shumë të mirë në të ardhura krahasuar me VIII-mujorin 2024, madje, sipas doganave, janë sasitë më të larta të realizuara që prej vitit 2013, si sasi në konsum artikulli cigare është +176 Ton duke dhënë sasinë më të lartë të rritjes ndër vite, Karburanti rreth +50,137 ton, Birra +2,456 ton dhe Kafja +211 ton, duke arritur kështu nivelet më të larta historike.
TVSH, krahasuar me tetë-mujorin 2024 ka dhënë rreth +1,3 Miliardë lekë më shumë, e ndikuar kryesisht nga: +1,6 Miliardë lek Energji elektrike; +602 Milionë lek nga Cigaret; +332 Milionë Konstruksione Metalike; +250 Milionë Kafe; +227 Milionë Druri dhe artikujt e Tjerë.
Taksa Doganore me +258 Milionë lekë një shumë e ndikuar nga ndryshimi origjinës së importit të artikullit Mallrat e konsumit të përgjithshëm +145 Milionë Lek, Konstruksione Metalike me +116 Milionë lek, dhe Frutat +39 Milionë dhe Ushqimet e përgatitura me +30 Milionë Lek etj./Monitor
Komente
