Strukturat akomoduese, bar-restorantet, agroturizmat, bizneset e dhënies së makinave apo ambienteve me qira, transporti qytetas e ndërqytetës dhe shërbimet e plazhit, do të jenë në lupën e tatimeve për të shmangur abuzimet. Në një letër dërguar bizneseve Administrata Tatimore apelon për përmbushje të detyrimeve tatimore dhe deklarim real.
Duke qenë se një pjesë e mirë e bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit, janë sezonalë dhe po ashtu punonjësit, deklarimi i punonjësve dhe i pagave jo gjithmonë është real. Për këtë arsye në letrën e tatimeve bizneseve u kërkohet deklarimi real i pagave dhe i punonjësve. Tatimet kërkojnë që për aq muaj se do punojnë punëtorët të deklarohen, pra të sigurohen dhe pagat e tyre të kalojnë në bankë të plota.
Po ashtu thuhet se tatimpaguesit të lëshojnë fatura të fiskalizuara, të furnizohen me mallra me faturë të rregullt, të përdorin vetëm softuerët e certifikuara të fiskalizimit, si dhe të deklarojnë saktë kontratave të qiramarrjes së ambienteve.
Më tej në letrën e dërguar tatimet sqarojnë se disponojnë të dhëna për këto sipërmarrje, të marra nga deklaratat dhe faturat e fiskalizuara të vetëdeklaruara, ajo që furnitorët deklarojnë për furnizime mallrash dhe shërbimesh, si dhe të dhëna nga palë të treta si agjenci shtetërore dhe platforma ndërkombëtare ndër to edhe Booking, AirBNB apo Google.
Nëse subjektet nuk respektojnë këto detyrime dhe tatimet kanë indicie që po bëhet evazion këto biznese kategorizon me risk, ndaj të cilëve ndërmerren veprime verifikuese dhe monitoruese në terren e deri tek masat ndëshkuese.
E di i madh e i vogël që pa përjashtim të gjithë bizneset bëjnë evazion fiskal. Kush nuk jep faturë, kush nuk deklaroj punonjësit, kush deklaron paga minimale që të paguajë sa më pak sigurime shoqërore e shëndetësore e shumë gjëra të tjera.. Pastaj qahen pse ikin punonjësit jashtë ose u qajnë hallin pensionistëve. Ja pra paguani detyrimet ashtu siç duhet dhe çdo gjë do të ndryshojë për mirë. Dalin e bërtasin apo zbukurojnë ambjentet me flamurë kuq e zi a thua që patriotë si këta nuk gjen. Kështu ia ulni vërtetë vlerat flamurit dhe e ktheni thjeshtë një copë leckë me ngjyrë kuq e zi. Patriot do të thotë që të paguash detyrimet ndaj shtetit, ndaj shoqërisë dhe të jesh sa më i pastër për ambjentin. Ky është patriotizëm i vërtetë dhe vetëm kështu e ke bërë detyrën ndaj atdheut në kohë paqe. Duke mos paguar detyrimet e shtetit, dhe duke mos pasur sjellje të denjë prej një qytetarie reale, jo vetëm je hajdut dhe jo i denjë për shoqërinë, por je tradhtar antikombëtar..
PërgjigjuRespekte. Nuk ke cfare te shtosh me shume komentit.
Po re vlla ke te drejte. Te mos bejme fare evazion pasi Tigri me shok me taksat tona duhet te mbajne kur...t dhe kazinote me lek. Sa per pensionet edhe sikur te paguajme te gjithe edhe me shume nuk ndryshon gje pasi keta e kan mendjen per te vjedhur.
Eshte e vertet, por problemi nuk jane vetem struturat akomoduese se sa furnitoret ,Ata qe shesin me shumice e pakice,konkretisht ne Tropoje vetem nje market jep fatura fiskane te tjeret jo, Tatimet ne radhe te pare duhet te kontrollojne e fiskalizojen marketet ,punojne gjithe viti e nuk leshojne fatura.
O Patriot kur shkon ne spital kujdesen mjeket per ty pa lek ? Kur merr nje sherbim e merr ne kohen e duhur? Uji 24 ore ke ne shtepi? Rendi publik eshte ne standartet e duhura? Te gjithe me pasterti jane nisur bizneset pastaj ndryshon modeli ekonomik ndryshojn taksat kombetare cdo vit pa asnje logjike e vazhdimesi ekonomike e na beni moral ju per pagat. Ato sherbime merr prandaj aq paguan biles shume i japim ketij shteti qe vetem te vjedh ne cdo moment ne cdo gje!