Sociale

Turizmi rrit urgjencat në Lezhë, 1000 thirrje për ndihmë mjekësore. Për herë të parë aplikohet edhe motoambulanca

14 Gusht, 11:41| Përditesimi: 14 Gusht, 13:07

  • Share

Sezoni turistik ka sjellë rritje të ndjeshme të kërkesave për ndihmë mjekësore në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, nga 1 qershori e deri më sot, në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës janë regjistruar mbi 1000 thirrje për ndihmë mjekësore, ku rastet më të shpeshta lidhen me aksidentet rrugore, rrezikun nga mbytjet në det dhe probleme të tjera shëndetësore.

Koordinatori i Urgjencës, Ledion Prendi, u shpreh se një ndihmesë të madhe këtë vit ka dhënë motoambulanca, e cila është vënë për herë të parë në shërbim për të përballuar trafikun kaotik dhe për të ofruar ndihmën e parë në kohë për qytetarët.

Edhe mjekja e qendrës verore të Shëngjinit, Evisa Biba, theksoi se motoambulanca ka mundësuar një shërbim më të shpejtë dhe efikas për pushuesit.

Numri i urgjencave pritet të jete i lartë deri në fillim të muajit shtator, kur parashikohet të bjerë edhe fluksi i pushuesve në plazhet e Lezhës.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Brvooo-LEZHA: 14/08/2025 12:33

    Super shpikje,kishte me ken mire me u ba edhe ne kryeqytet Tirane qe mos me dek njeri ne trafik po me marre nimen e pare sa ma shpejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?