“Ne na duhet turizmi i luksit, për të fituar më shumë”, u shpreh kryeministri Edi Rama më 6 dhjetor 2023.
Përtej numrave të turistëve për të arritur tek milionat e luksit, industrisë i duhen reforma të rëndësishme, e që kryefjalë kanë profesionalizimin në shërbim dhe shumëllojshmërinë e aktiviteteve që i duhen ofruar elitës.
“Të jesh atraktiv për turistin elitar duhet të ofrosh të gjitha shërbimet, që janë si të drejtpërdrejta ashtu dhe ato mbështetëse në nivele shumë të larta, gjë që ta ndalon krahu i punës sepse nuk është i specializuar. Vjetërsia e punës nëpër hotele nuk e ka kaluar 2 vite, kanë punuar vjet, do punojnë dhe këtë vit. Për momentin kemi shumë pak hotele që e përmbushin standardin për një turist elitar, sepse nuk është vetëm sa e bukur është ndërtesa apo dhoma”, pohon eksperti Ferjolt Ozuni.
Por sa shpenzoi një turist në Shqipëri gjatë sezonit verorë në vitin që lamë pas?
Report TV ka bërë një përllogaritje bazuar në totalin e të ardhurave nga turizmi në tremujorin e tretë të vitit që ishin 1.6 miliardë euro, duke i përpjesëtuar me 4.6 milionë turistë që erdhën në periudhën korrik-gusht-shtator.
Pra, një turist i huaj në vendin tonë ka shpenzuar 359 euro nga 291 euro që rezultonte vlera e shpenzuar në verën e 2022-shit. (Në vitin 2022 në sezonin e verës erdhën 3.6 milionë turistë, që shpenzuan mbi 1 miliardë euro).
Kjo shifër e përkthyer në shpenzime ditore për akomodim, ushqim, argëtim, përllogaritet në rreth 115 euro, duke marrë në konsideratë të dhënat e INSTAT mbi strukturat akomoduese, përgjatë sezonit veror, ku rezulton që një i huaj ka qëndruar mesatarisht në vend 3.1 netë aq sa ishte mesatarja dhe në 2022. (në verën e 2022 një i huaj shpenzoi 93 euro)
“Është një vlerë e kënaqshme, por jo nëse i referohemi çmimeve të njësive akomoduese në bregdet ku nuk gjeje dhoma hoteli nën 100-120 euro. Turisti nuk është vetëm hotel-transport por ka restorantet, vizitat në muze, në siste arkeologjike etj, janë këto shërbime mbështetëse që kanë pasur vështirësi”, shprehet eksperti i turizmit Ferjolt Ozuni.
Këto përllogaritje tregojnë, se turistët e huaj që kanë mbërritur në vend e që në shumicën e rasteve vijnë me paketa all-incluzive, nuk harxhojnë shumë, pasi mjaftohen me shërbimet e përfshira në paketë.
“Është më mirë të kesh 5 milionë turistë elitarë sesa 15 milionë turistë mesatarë, pasi edhe dëmi që shkaktohet në natyrë e jo vetëm është më i vogël”, thotë eksperti.
Përgjatë 9 muajve turistët kanë harxhuar në vend 3.2 miliardë euro, kurse në janar-shtator 2022 kjo vlerë përllogaritej në 2.1 miliardë euro. Për ekspertin Ozuni, shifrat do të ishin më të larta nëse industria do të ishte e formalizuar.
“Vlera reale e tremujorit të tretë duhet të jetë më e lartë se ajo e raportuar nga banka e Shqipërisë për shkak se me aq sa shoh vlera duhet të jetë 30% më shumë. Kemi edhe struktura të regjistruara që raportojnë shumë më pak ose nuk raportojnë fare për dhënien me qira të dhomave apo apartamenteve të tyre”, tha Ozuni.
Viti 2023, përpos informalitetit, turistit të shtrenjtë apo të lirë, i kushtohet turizmit, kjo edhe për shkak të bumit të lartë të të huajve që erdhën në vend e që ishin mbi 10 milionë deri në fund të dhjetorit.
Po shteti sa taksa ka marre nga resortet turistike me gjithe kete fluks?
Përgjigjushqiperia ka klime te bukur,,por sic ka thene i madhi lasgush pogradeci..nje vend i bekuar me njerez te mallkuar,,sot duhet te kishim 5000 hotele dhe resorte ne bregdet...kemi 5000 pallate..
Përgjigjuajo foto ilustruese e ksamilit tregon qarte pse nuk behemi dot .....kandahar
PërgjigjuQE TE KESH TURISTE,,E PARA DUHET TE NDERTOSH HOTELE DHE RESORTE ME 4-5 YJE.ME PLANE URBANISTIKE TE MIRFILLTA..JO TE NDERTOSH PALLATE MBI RERE O NJEREZ PISA...KU DO I FUTNI TURISTET O HAJVANE ,,NE PALLATE..JU MALLKOFTE ZOTI...
PërgjigjuPse nuk kënaqeni kurrë? Nuk shpenzojnë thonë. Nëse do që turistët të shpenzojnë, duhet t’u japësh arsye për të shpenzuar. Ku me i shpenzu paret, në Sarandë? Kur kërkon tek kamerieri mish zgare e të sjelll sufllaqe se mishi kishte mbaruar. E ta sjellë pjatën pa të të pyetur nëse e do apo jo. E po të thuash që nuk e do sufllaqen, të ndjekin mbi xhamin e makinës që ta paguash gjithsesi.
PërgjigjuJu doni turistin e Monakos,por me qytete qe duken si Mumbai dhe me sherbime sikur je ne Algjeri e Marok!! Po te ishit vend turizmi elitar,bota nuk do t'ju bente reklame /si nje nga vendet qe duhet vizituar/! Shikoni anen pozitive te gjerave.
Përgjigjune shqiptarve te shkret na rrofshin turistet. Per ne ska ven ne plazh se do e mbysin llumi botes
PërgjigjuNe pishina te shkosh or teeeejjjjj