Turjan Hysko

VIP & Spektakël

Turjan Hysko largohet nga Vizion Plus pas 14 vitesh, ja mesazhi i tij i fundit

2 Qershor 2018, 14:07| Përditesimi: 2 Qershor 2018, 17:03

  • Share

 

Turjan Hyskon jemi mësuar gjithmonë ta shohim në ekranin e Vizion Plus me programet e tij shumë të ndjekura si “Oktapod” dhe “Apartamenti 2XL”. Është folur pafund për largimin e tij nga Vizioni dhe ai sapo e ka konfirmuar një gjë të tillë nëpërmjet një postimi në Instastory.

Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpuntorët e tij duke i quajtur një familje e madhe. Turi ka 14 vite karrierë në Vizion dhe më shumë se 8 vjet që bashkëpunon me kompaninë Tring.

Ai shprehet se është rritur në ambientet e televizionit jo vetëm fizikisht por edhe profesionalisht. Nuk mund të harronte pa falënderuar dhe publikun ku shkruan:

“Publik i dashur që më keni parë çerr në ekran dhe tashmë plot 33 vjeç, kam vetëm një mesazh: “Taksirat do më duroni dhe ca! Do bëni, çdo bëni, kemi netë të gjata përpara!”Mos harroni, fantazia është pasuria më e madhe që kemi.Ju dua,Turjan Hysko".

Gjithashtu është aluduar për një zhvendosje të tij në Tv Klan por ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

1/2
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • CNN NEWS.: 02/06/2018 14:56

    Aman se na e shpifet.Ketij i vafte mbare me gjithe familje por nuk eshte se ka vene veten e familjen ne rrezik apo zbuloi ndonje krim qeveritar thjeshte i punesuar dhe i perkedhelur .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?