Nihat Ozbek dhe arrestimi i tij në Rinas

Kronikë

Turku i ndaluar në Tiranë ankohet për kushtet te ‘313-a’, kërkesë ‘drejtësisë’: Kam gruan sëmurë, s’më lënë të flas e të takoj familjen

12 Prill, 13:19| Përditesimi: 12 Prill, 13:22

  • Share

Një turk i arrestuar sapo zbriti në aeroportin e Rinasit 13 nëntorin e vitit 2024, i kërkon Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të verifikojnë kushtet në të cilat ai po qëndron në izolim tek 313-a.

Në një letër drejtuar institucioneve përmes avokatit të tij turku Nihat Ozbek, thotë se nuk i jepet e drejta të komunikojë me askënd, përfshirë familjen, dhe pretendon madje se i është bërë presion. 

I arrestuari në Rinas thotë se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak se po i shkelen të drejtat themelore në qeli.

Ozbek ankohet se nuk i lejohet të marr ushqim nga jashtë dhe as takimet me familjen, veçanërisht gruan e sëmurë dhe dy fëmijë me aftësi të kufizuara. 2 javë më parë i ka ndërruar jetë babai' thotë ai dhe nuk është lejuar t’i japë lamtumirën

Nihat Ozbek kërkohej nga Gjermania, pasi ka dalë në aplikacionin “SkyECC” i dyshuar si drejtues i një organizate të trafikut të heroinës

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?