GJIROKASTËR- Një shtetas turk është ndaluar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, pasi po tentonte të hynte në Greqi me pasaportë të falsifikuar.
Burime për gazetarin e Report Tv, Piro Nase se shtetasi turk Azgan Aytoruglu 45-vjeç synonte që përmes Greqisë të udhëtonte me avion në Gjermani. Mësohet se pasaporta dhe leja e tij e qëndrimit janë bllokuar në cilësinë e provës materiale, pasi rezultuan të falsifikuara.
Turku sapo nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, teksa vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e dokumenteve të falsifikuara.
Komento