Turli me mish të grirë në furrë nga zonja Vjollca

12 Nëntor 2020, 10:37| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 10:38

  • Share

Turli me mish të grirë në furrë

Përbërësit:

400 gr mish të grirë

2 qepë mesatare

4 patate

4 speca

2 patëllxhanë

4 domate mesatare

6 thelpinj hudhra

kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji piper të kuq

1 lugë çaji kumin

trumzë ose rozmarinë

1 filxhan kafe vaj ulliri

1 filxhan çaji pure domate

1 filxhan çaji ujë

Përgatitja:

I presim të gjitha perimet në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. I vendosim në një tepsi mesatare së bashku me mishin dhe kripë, piper të zi dhe erzat, vaj. I përziejmë me duar mirë I nivelojmë në tepsi. Në një tas përziejmë pure domate ose 1 lugë gjelle salcë koncentrat, 1 filxhan çaji ujë I përziejmë dhe e shpërndajmë  mbi përbërësit që niveluar në tepsi. Lagim me ujë një letër pjekje dhe e shtrydhim e mbulojmë tavën dhe e vendosim atë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 40 minuta. E nxjerrim kur në tepsi të jetë përthithur komplet lagështirën. E servirim të ngrohtë.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?