Turli me mish të grirë
Përbërësit:
350 gr mish të grirë
2 qepë mesatare
6 thelpi hudhra
4 patate mesatare
2 speca të kuq
2 speca jeshil dhe pikant
1-2 patëllxhanë
3 domate
1 lugë gjelle salcë domate
1 lugë çaji piper I kuq
kripë dhe piper të zi
1/2 lugë çaji kumin
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën në fije sa të zbutet shtojmë mishin dhe e kaurdisim sëbashku deri sa mishit ë ndryshojë ngjyrë shtjmë specat, patëllxhanët dhe I përziejmë sëbashku për 5 minuta, domatet I përziejmë ngadalë dhe I vendosim kapakun për 5 minuta. Shtojmë kripë, piper dhe hudhrat në feta, erzat dhe përsëri I përziejmë ngadalë shtojmë ujë të valuar nga 1 filxhan caji. Asnjëherë nuk I mbulojëm perimet mund të jetë fillimisht baraz me niveline tyre ulim temperaturën në mestaare dhe I lëmë të ziejnë ngadalë për 30 minuta duke e kontrolluar herë pas here.