Receta

Turli me mish viçi nga zonja Albana

4 Shkurt, 11:25| Përditesimi: 4 Shkurt, 11:26

  • Share

Turli me mish viçi

Përbërësit:

  • 2 qepë
  • 2 speca
  • 3 karota
  • 300 gr mish viçi
  • 300 gr kërpudha
  • 3-4 lugë pure domatesh
  • 1 filxhan kafeje oriz
  • 100 gr vaj ulliri ose gjalpë
  • 1 tufë majdanoz
  • Piper i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qepën e prerë në rrathë dhe hudhrën e kaurdisim për 5 minuta. Shtojmë specin dhe mishin e prerë në kubikë të vegjël dhe vijojmë me kaurdisjen. Pasi të jetë zbutur mishi, shtojmë kërpudhat e prera në rrathë, piperin e kuq dhe purenë e domates. Kësaj mase i shtojmë dhe orizin e zier për 10 minuta në ujë të kripur. E mbulojmë gatimin me kapak dhe e lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 25 minuta. Në fund hedhim majdanozin e grirë hollë dhe e shërbejmë gjellën të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?