Turli me mish viçi
Përbërësit:
- 2 qepë
- 2 speca
- 3 karota
- 300 gr mish viçi
- 300 gr kërpudha
- 3-4 lugë pure domatesh
- 1 filxhan kafeje oriz
- 100 gr vaj ulliri ose gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- Piper i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qepën e prerë në rrathë dhe hudhrën e kaurdisim për 5 minuta. Shtojmë specin dhe mishin e prerë në kubikë të vegjël dhe vijojmë me kaurdisjen. Pasi të jetë zbutur mishi, shtojmë kërpudhat e prera në rrathë, piperin e kuq dhe purenë e domates. Kësaj mase i shtojmë dhe orizin e zier për 10 minuta në ujë të kripur. E mbulojmë gatimin me kapak dhe e lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 25 minuta. Në fund hedhim majdanozin e grirë hollë dhe e shërbejmë gjellën të ngrohtë.