Receta

Turli me mish viçi nga zonja Vjollca

30 Mars 2021, 10:11| Përditesimi: 30 Mars 2021, 10:23

  • Share

Turli me mish viçi

500 gr mish viçi

Përbërësit:

2 qepë

4 thelpinj hudhra

2 patate mesatare

2 kunguj

2 speca

2 patëllxhanë (mesatar)

2 domate

1/2 filxhanë çaj pure domate

kripë dhe piper të zi

majdanoz

Përgatitja:

Presim mishin në kubikë sa një kafshatë, e kaurdisim mirë me 2 lugë gjelle vaj, shtojmë ujë të nxehtë dhe  e lëmë të ziejë për 40 minuta. Ndërkohë në një tenxhere me fund të gjerë, fillimisht ngrohim 3 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim pak qepën të prerë në fijë dhe hudhrat në feta i përziejmë për 1 minutë bashkë me purenë e domates, shtojmë patatet në kubikë mesatar, kungujt, specat,patëllxhanë të gjitha këto të prera në copa mesatare.

Shtojmë domatet të qëruara dhe të prera në feta të gjitha,  perimet I shtojmë në shtresa, vendosim kapakun dhe I lëmë të marrin valë në temperaturë mesatare dhe të ulin pak volumin . Në fund shtojmë mishin tashmë të zjerë, lëngun e mishit deri në nivelin e perimeve dhe kripë, piper, i lëmë të ziejë me kapak për 30-35 minuta duke i kontrolluar herë pas here,  nëse lëngu shterron shumë mund të shtojmë përsëri pak lëng mishi, gjithmonë duke  zjere në temperaturë mesatare.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?