Receta

Turli me perime nga zonja Albana

30 Qershor, 11:37| Përditesimi: 30 Qershor, 11:38

  • Share

Turli me perime

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë mesatarë
  • 2 kungulleshka
  • 2 patate
  • 2 karota
  • 1 kokërr qepë
  • 3-4 speca (të kuq, jeshilë ose të verdhë)
  • 3-4 domate të pjekura mirë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 80 ml vaj ulliri
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 1 spec djegës ose pak rigon
  • Kripë, piper i zi
  • Disa gjethe majdanozi ose borzilok

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim patatet e karotat në copa mesatare. Patëllxhanët i presim, i kriposim pak që të nxjerrin hidhësinë dhe i shpëlajmë pas 20 minutash. Qepën e grijmë hollë, kungulleshkat në rrathë, ndërsa specat në shirita. Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë karotat dhe patatet, i lëmë 5 minuta duke i përzier. Shtojmë kungulleshkat, patëllxhanët dhe specat. Më pas shtojmë domatet e grira dhe sheqerin. I trazojmë pak minuta, rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë 1 gotë ujë të nxehtë (sa të mbulojë pak perimet). E mbulojmë me kapak dhe e lëmë gatimin të ziejë ngadalë për 35-40 minuta, derisa të zbuten të gjitha perimet dhe të krijohet një lëng i trashë. E lëmë të ftohet pak, e shërbejmë të ngrohtë ose në temperaturë dhome, me bukë të thekur, kos të freskët ose djathë të bardhë.

Këshilla nga Albana: Turlinë mund ta bësh edhe në furrë: Pasi t’i kaurdisësh pak, shtoji domatet dhe piqet në furrë për 40-45 minuta në 180°C. Për shije më të veçantë, shto pak erëza si trumzë ose rigon gjatë zierjes.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?