Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Argjentinës në dy ndeshjet miqësore që ajo do të zhvillojë në datat 22 dhe 26 mars.
Lajmi është bërë zyrtar edhe nga federata argjentinase e futbollit, teksa Leo nuk ishte pjesë e grumbullimit të futbollistëve të publikuar nga tekniku Lionel Scaloni.
Messi vuan nga një dëmtim në kofshën e djathtë të marrë gjatë një ndeshje me Inter Miamin në Major League Soccer.
Kombëtarja kampione e botës do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara, ku më 22 mars në Filadelfia do të përballen me El Salvadorin, ndërsa të martën më 26 mars do të ndeshen në Los Angeles kundër Kosta Rikës.