Madonna ka njoftuar një turne global me hitet e saj më të mëdha në katër dekada.
Mbretëresha e Pop-it do të vizitojë 35 qytete gjatë turneut Madonna: Turneu botëror me 35 qytete fillon në Amerikën e Veriut më 15 korrik në “Rogers Arena” në Vankuver, me ndalesa në Detroit, Çikago, Nju Jork, Miami, Los Anxhelos. Do të ndalojë gjithashtu në qytetin e Nju Jorkut, ku filloi karriera e saj muzikore.
Pas kërkesave të shumta, Madonna shpall edhe një datë të re në Itali për turneun e saj "The Celebration Tour" më 25 nëntor 2023 në Milano, pas asaj të 23 nëntorit në arenën “Mediolanum Forum”.
Ndërsa në vjeshta ajo do të jetë ne Evropë ku do të prek 11 qytete, duke përfshirë Londrën, Barcelonën, Parisin dhe Stokholmin
“Jam e emocionuar të eksploroj sa më shumë këngë që të jetë e mundur, me shpresën që t’u jap fansave të mi shfaqjen që ata kanë pritur”, tha Madonna.
"The Celebration Tour" do të përmbyllet në Amsterdam, Holandë të premten më 1 dhjetor në Ziggo Dome.
E ftuar speciale në të gjitha datat e turit botëror do të jetë Bob the Drag Queen.
Artistja 64-vjeçare është gruaja e parë me 10 albumet më të mira në çdo dekadë që nga vitet 1980, pasi albumi i saj i fundit më një përmbledhje remix të këngëve u klasifikua në vendin e 8-të në “Billboard”.