Mali i Zi - Në Budva të Malit të Zi prej së dielës është duke u zhvilluar Turneu Europian i boksit EUBC Cup, me pjesëmarrjen e 31 shteteve. Kombëtarja shqiptare e boksit ka katër përfaqësues në këtë event, me shkodranin Arjon Kajoshi që nuk ia doli në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Sportisti i Vllaznisë u mposht nga ukrainasi Ilia Lischu, edhe pse përballja në ring ishte e luftuar dhe e fortë. Në fund ukrainasi mundi sportistin e Vllaznisë, që mbyll këtu rrugëtimin.
Këtë të martë në ring do dalin dy sportistë të tjerë të Kombëtares. Arjol Zeneli në kategorinë deri në 54 kilogramë do ketë përballë rusin Maksim Kuneznetsov.
Ndërkohë për kategorinë deri në 80 kilogramë përballet edhe Senad Drini, që ka kundërshtar moldavin Andrei Chiriacov.
Lista e ekipit të Shqipërisë në Europianin e Budvës:
1. Arjol Zeneli kategoria 54 kg
2. Arjon Kajoshi kategoria 75 kg
3. Senad Drini kategoria 80 kg
4. Gelian Rojku kategoria 92 kg
Trajnerë të ekipit kombëtar, janë: Zef Gjoni dhe Lazarin Vila.