Turneu i veteranëve bën bashkë ekipet shqiptare dhe greke në Korçë! Ikonat e futbollit: Kënaqësi të riktheheshim në fushë

8 Qershor 2023, 17:31| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 17:38

  • Share

Në kohë jo fort të mira futbolli ka shërbyer gjithmonë për të bërë bashkë njerëzit. Ky ishte edhe rasti i turneut të veteranëve, që u organizua në Korçë dhe ku përveç dy ekipeve shqiptare si Skënderbeu dhe Elbasani, mori pjesë edhe Kosturi i Greqisë.

Në sfidën e parë mes Skënderbeut dhe Elbasanit korçarët ia dolën të fitonin me penallti, ndërsa në finale Kosturi u mposht 2-0. Për rrjedhojë Skënderbeu fitoi edicionin e parë të një turneu shumë të veçantë, që riktheu në fushën e lojës emra që kanë bërë historinë.

“Edhe emocion edhe kenaqësi për faktin se takuam shokët e vjetër. Miqtë e mi korçar. Duke filluar nga Gjergji Ballshi të cilën e kam patur idhull. Kur e pashë në fushë ishte kënaqësi”, tha Muharrem Dosti, ish-futbollist i Elbasanit.

“E para është kënaqësi. Kujtojmë rininë sepse ishte një aktivitet shumë i bukur që e prita me padurim. Me thënë të drejtën jam shumë i gëzuar që mora pjesë në këtë eviniment”, tha Ilia Tërpo, ish-futbollist i Skënderbeut

“Për mua është kënaqësi, bukur, që kthehem luaj në shtëpinë tonë, në stadiumin tonë. Kemi kujtime të bukura. Ishim me shokë të ekipit dhe miq”, tha Bledi Shkëmbi, ish-futbollist i Skënderbeut.

 “Besoj është hera e parë që marrim pjesë në këto evenimente. Më filluan emocionet sikur të isha 20 vjeç. Futbolli nuk hiqet kurrë, gjaku është gjak. Sado që e kemi lënë, kemi hequr dorë, futbolli është brenda në gjak dhe nuk largohet”, tha Kastriot Peqini, ish-futbollist i Elbasanit.

Në këtë organizim jo vetëm fituesit por të gjithë pjesëmarrësit morën nga një kupë, si për të treguar se rezultati sportiv ishte në plan të dytë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tashegimia: 08/06/2023 18:14

    Kto jane pune te prefektit korçar sllavo çopan joliç

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?