'Turp për ta!' Netanyahu kritikon Macron pasi kërkoi të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

6 Tetor, 09:24| Përditesimi: 6 Tetor, 09:25

  • Share

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kritikuar presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili tha se dërgesat e armëve për Izraelin të përdorura në konfliktin në Gaza duhet të ndalen si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të gjetur një zgjidhje politike.

“Turp për ta,” tha Netanyahu duke iu referuar Macron dhe liderëve të tjerë perëndimorë që kanë bërë thirrje për atë që ai e përshkroi si një embargo armësh ndaj Izraelit, shkruan Sky Neës.

“Izraeli do të fitojë me ose pa mbështetjen e tyre,” tha ai.

Të hënën e 7 tetorit, shënohet një vjetori i sulmit të paprecedent të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë. Grupi i Hamasit vrau 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë afër 42.000 palestinezë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?