O Albin Kurti boll na thure vargje, Kosova s’ka nevojë për poet në krye të shtetit, por për një dorë të fortë që i mbron qytetarët e saj, e që e forcon shtetin.
Paske ndjere keqardhje e dhimbje, po ti a je kryeministër a çka je???
Paske raportu për rastin sikurse një gazetar i terrenit.
Ti me qellim nuk je marre në këtë postim me sistemin e sigurisë edhe te drejtësisë e as me masat konkrete qe ti është dashtë me tregu qe ke me i marre, sepse ti e din shume mire ku ke dështuar prej qe ke ardhë ne pushtet.
Pse nuk i shkarkon te gjithë ata qe po dështojnë te mbrojnë gratë, çikat e kategoritë me te pa mbrojtura te vendit.
Sa muaj i harxhove kot me marrëveshje për targa e ne fund u detyrove me leshu pe, se s’ke pas rruge tjetër e këtë e ke dite shume mire qe nga fillimi.
Apo ke blere kohe për me mbulu dështimet tuaja e asnjë progres te qeverise ne atë vend?
Çka ke ba gjate kësaj kohe për me rrite sigurinë për qytetaret brenda territorit ku ti e ke ne dore???
Pse kaq lehte po kryhen vrasjet??
Qysh ka mundësi kryeministri i vendit me postu një reagim ku nuk çon asnjë mesazh tek kriminelet e tek përgjegjësitë e institucioneve qe kane dështu te mbrojnë viktimën qe ti paske ndjere keqardhje?!
Postimi yt është i gërditshëm, iritues, manipulues.
Ti e ke minimalizu gjendjen e rende ne te cilën është vendi, duke përmend vetëm burrin e kësaj vrasje makabre, pa kërkuar llogari nga institucionet, pa i dhëne asnjë mesazh burrave tjerë qe nesër kane me i vra gratë pa pike frike, pa iu premtu grave siguri, pa tregu cilat kane me qene masat tua konkrete si kryeministër.
Ky status i yti është dëshmi qe ne krye te shtetit është një demagog mashtrues i pa afte me qeverise me vendin!
Qielli tha është i pistë.