Sergej Jakirovic

Turpërimi 9-2 në Champions League, Dinamo Zagreb shkarkon trajnerin

19 Shtator, 17:25| Përditesimi: 19 Shtator, 17:30

  • Share

Humbja turpëruese 9-2 nga Bayern Munich në Champions League ka bërë që Dinamo Zagreb të marrë masa dhe të shkarkojë trajnerin Sergej Jakirovic. 47-vjeçari boshnjak ka qenë pjesë e stolit të Bluve që prej 21 gushtit 2023 dhe e ka drejtuar skuadrën në 60 ndeshje.

Tej punës së mirë në kampionat, turpërimi i dy ditëve më parë nuk është kapërdirë nga drejtuesit e klubit që kanë ndërmarë aktin e shkarkimit. Sandro Perkovic, ndihmësi i ish-trajnerit është tanimë në krye të skuadrës deri në një vendim të dytë.

"Në situata të tilla, gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të denjë dhe të vendosim interesat e Dinamos në plan të parë. Tani na takon neve të marrim një vendim cilësor për trajnerin e ri në këtë moment të vështirë për Dinamon dhe të rikthehemi në rrugën e fitores. Kemi pasur një bashkëpunim të këndshëm dhe Jakirovic më ka lënë përshtypje si një individ cilësor. I uroj shumë fat në karrierën e tij të ardhshme”, tha presidenti i klubit Velimir Zajec në deklaratën e tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?