Real Madrid kaloi Manchester Cityn dhe e sheh veten në fazën e 1/8 të Champions League. "Galaktikët" dominuan një rival si ekipi i Pep Guardiolës dhe për këtë pas ndeshjes trajneri Carlo Ancelotti u shpreh krenar për ekipin e tij, duke mos harruar tre golat e Mbappe.
"Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, një paraqitje të kompletuar në çdo drejtim. Jemi futur në fushë me qasjen e duhur, kemi shënuar shpejt dhe më pas kemi administruar gjithçka si duhet. Kemi qenë të ekuilibruar në fushë dhe mendoj se e kemi merituar plotësisht fitoren dhe kualifikimin.
Kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer kundër një kundërshtari të fortë si Manchester City. Jam krenar për skuadrën time, treguam karakter dhe cilësi në fushë.
Mbappe ishte i jashtëzakonshëm me tripletën e tij, por e gjithë skuadra kontribuoi në këtë fitore të rëndësishme. Tani duhet të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme dhe të vazhdojmë me këtë ritëm", tha mes të tjerash Carlo Ancelotti.
Në fazën e 1/8 Real Madrid ka mundësi që të përballet ose me Atletico Madridin në një derbi, ose me Leverkusen.
Komente
