Recep Tayyip Erdogan

Turqi, 304 ushtarë të arrestuar për lidhjet e tyre me rrjetin e Gylenit

8 Dhjetor 2020, 13:11| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 13:19

  • Share

TURQI- Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e 304 oficerëve të ushtrisë për dyshimet rreth përfshirjes së tyre në grushtin e shtetit në korrik të 2016.

Operacionet synojnë shkatërrimin e rrjetit të drejtuar nga Fethullah Gylen me bazë në SHBA, pas organizimit të përpjekjes së grushtit të  shteti në korrik 2016. Gylen mohon çdo përfshirje në përpjekjen për grusht shteti 4 vjet më para ku u vranë rreth 250 njerëz.

Urdhri për operacionin e sotëm, i cili u shtri në 50 provinca, u dha nga zyra e prokurorit të Izmirit, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Të dyshuarit përfshijnë 5 kolonelë dhe 10 kapitenë, shumica e tyre në veprim, dhe sipas autoriteteve turke besohet se kanë qenë në kontakt me njerëz me lidhje me rrjetin e Gylen.

Që nga 2016 janë arrestuar Rreth 80,000 njerëz dhe të paktën 150,000 nëpunës civilë, personel ushtarak dhe të tjerë janë pushuar nga puna ose janë nën hetim. Më shumë se 20,000 njerëz janë dëbuar vetëm nga Forcat e Armatosura Turke.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dt 54: 08/12/2020 13:24

    Erdogan investitori i xhamive ne ballkan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?