Autoritetet turke kanë nisur një mega operacion për arrestimin e të dyshuarve të lidhur në rrjetin e Fethullah Gulen, imamit të akuzuar nga qeveria e Ankarasë për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut 2016.
Disa prokurorë në të gjithë Turqinë kanë lëshuar të paktën 766 mandate arresti.
Sipas Agjencisë shtetërore Anadalu, deri tani në Ankara janë kryer 71 arrestime.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzon Gulen dhe grupin e tij se kanë krijuar "një shtet brenda shtetit".
80,000 njerëz u arrestuan pas grushtit të dështuar të shtetit dhe 150,000 punonjës civil u pushuan nga puna në spastrimin më të madh të parë ndonjëherë në Turqi.
330 pilotë të forcave ajrore gjithashtu përfunduan në gjyq, së bashku me mijëra oficerë të ushtrisë.