Bota

Turqi, 9 persona humbin jetën nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit në një spital COVID (VIDEO)

19 Dhjetor 2020, 10:14| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 10:51

  • Share

Si pasojë e një shpërthimi të një bombule oksigjeni në një Spital Covidi, në Gazintep të Turqisë humbën jetën 9 pacientë. Ngjarja ndodhi në spitalin Universitar SANKO Covid-19 në Gaziantep. 

Ngjarja ndodhin në orën 04:45 të mëngjesit me orën lokale. Pas incidentit, 8 nga 19 pacientë e shtruar në njësinë e kujdesit intensiv vdiqën, 11 pacientë u transferuan në spitale të tjera në afërsi. Pas transferimit të të plagosurve në Spitali, humbi jetën edhe një pacient, duke bërë që numri i tyre të arrijë në 9, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca .

Pacienti më i ri që vdiq nga shpërthimi i zjarrit ishte një 56 vjeçar, ndërsa më i moshuari 85 vjeç. 

Zjarrfikësit dhe policia nxituan në vendin e aksidentit, ndërkohë që nisën dhe hetimet.

Turqia ka regjistruar deri më tani  1,982,090 raste me Covid-19 dhe 17,610 viktima dhe vendi prej kohësh është futur në shtetrrethim gjatë natës dhe në fundjavë.

/K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?