Bota

Turqi, arrestohet jashtë vendit dhe ekstradohet Selahaddin Gülen, nipi i liderit të FETO-s

31 Maj 2021, 13:05| Përditesimi: 31 Maj 2021, 13:07

  • Share

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) ka vënë në pranga Selahaddin Gülen, nipin e liderit të organizatës FETO/PDY, Fetullah Gülen. Ai u arrestua jashtë vendit në një operacion nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT), edhe pse nuk bëhen të ditura detajet se ku u arrestua ai.

Mediat turke spekulojnë se ai mund të ishte kapur në Kenia, aty ku janë parë edhe disa faqe internet të kontrolluara nga ai.

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, Selahaddin Gülen, i cili është i lidhur në marrëdhënie familjare me shumë të ashtuquajtur zyrtarë të FETO/PDY-së, ishte arratisur jashtë vendit me urdhër të udhëheqësit të kësaj organizate me ndihmën e personave të përfshirë në organizatë. Për të ishte lëshuar urdhër-arresti për shkak të "anëtarësimit në një organizatë terroriste të armatosur".

Organizata e drejtuar nga Fetullah Gylen konsiderohet si përgjegjëse e Grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 ku 251 persona  humbën jetën dhe 2.734 u plagosën.

Vendi filloi një luftë juridike ndërkombëtare kundër FETÖ-s pas përpjekjes së dështuar për Grusht shteti. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e më shumë se 800 anëtarëve të grupit terrorist nga 105 vende, duke përfshirë SHBA, Gjermaninë, Rumaninë dhe Belgjikën. Më shumë se 110 anëtarë të FETÖ janë ekstraduar në Turqi nga 27 vende deri më sot. Ajo ka kërkuar ekstradimin e 156 anëtarëve të FETÖ nga SHBA dhe 257 të tjerë nga vendet e Bashkimit Evropian. Gjermania kryeson listën e kërkesave të ekstradimit me 77, ndërsa Turqia ka kërkuar gjithashtu ekstradimin e 64 të dyshuarve nga Greqia dhe 36 të tjerë nga Belgjika.

Më shumë se 1,700 të dyshuar për lidhje me FETÖ u kapën duke u përpjekur të kalonin fshehurazi kufirin gjatë pesë viteve të fundit. Midis të kapurve në kufi janë ushtarë, gjyqtarë, prokurorë, mësues, oficerë policie, akademikë dhe avokatë të cilët u shkarkuan nga detyrat e tyre nën dyshimin e anëtarësimit në grupin terrorist me procese gjyqësore në pritje kundër tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?