Turqi, Erdogan ka vendosur: Ish bazilika ‘Sophia e Shenjtë’ do kthehet në xhami! Rriten përplasjet me Athinën zyrtare

12 Qershor 2020, 16:13| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 16:15

  • Share

Në pak ditë dyert e Ayasofya, muzeu dikur bazilika e lashtë e Santa Sofisë, do të rihapet për turistët. Turqia, si vendet e tjera, gjithashtu do të rifillojnë fluturimet dhe kontaktet me botën e jashtme dhe do të jenë gati për të filluar sezonin e verës.

Vendi i shenjtë i mëparshëm ka qenë gjithmonë një nga ndalesat për udhëtarët që prekin qytetin e Stambollit në Bosfor.

Por dhjetëra mijëra vizitorët nuk do të munden ta vizitojnë më pasi presidenti turk Erdogan ka vendosur ta kthejë përsëri në xhami. Qëllimi është që të kthehet në një vend adhurimi islam, siç kishte qenë deri në vitin 1935.

Vatikani nuk ka mbajtur ende asnjë pozicion zyrtar por shumë kritika kanë ardhur kryesisht nga Athina, qeveria e së cilës ka përcaktuar si "të papranueshme përdorimin e një siti të destinuar për kulte të tjera". Përgjigja e Erdoganit nuk vonoi shumë:

“Në Athinë nuk ka mbetur as një xhami, ndryshe nga Stambolli, ku shumë kisha janë gjithmonë aktive. Qeveria Greke nuk ka asnjë legjitimitet për të administruar Turqinë dhe duhet të shmang polemikat e panevojshme. Nëse ata vazhdojnë të tejkalojnë kufirin, ne do të dimë si t'i përgjigjemi ".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?