Bota

Turqi, Erdogan përuron xhaminë në sheshin Taksim, quan kundërshtarët e vitit 2013 “terroristë”

29 Maj 2021, 10:04| Përditesimi: 29 Maj 2021, 13:52

  • Share

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përuroi të premten një xhami të re në sheshin Taksim në Stamboll, duke arritur kështu që pas disa vitesh t’i japë një identitet fetar sheshit më të famshëm në qytetin më të madh të Turqisë.

Xhamia në Taksim dhe kupola e saj 30 metra e lartë janë ndërtuar për katër vjet, projekt i mbështetur nga Erdogan, një mysliman i devotshëm, i cili është ankuar se në këtë zonë nuk ka qenë as vend për lutje.

Xhamia e re ndodhet mbi një monument që i dedikohet themelimit të republikës turke nga Mustafa Kemal Ataturk, një nga mbështetësit më të mëdhenj të laicizmit, por që është çrrënjosur përgjatë dy dekadave të sundimit të Erdogan.

Pas lutjeve të së premtes me mijëra besimtarë, Erdogan ka thënë më 28 maj se janë kryer punimet për një ëndërr të turqve dhe ka thënë se ezani do të thirret në këtë xhami “deri në fund të jetës”.

Përurimi i objektit të kultit përkon me datën kur nisën protestat rreth 100 metra larg tij, në parkun Gezi, protesta që në vitin 2013 u bënë masive dhe u përhapën në gjithë Turqinë kundër qeverisë së Erdogan.

Erdogan, nuk nguroi që protestuesit e atëhershëm t’i quante “terroristë” dhe i akuzoi se ishin përpjekur të pengonin ndërtimin e objektit.

“Kur vepruam në vitin 2013, u përballëm me protestat e parkut Gezi. Ishte momenti kur terroristët u ngritën kundër nesh. Ndërkohë, pas rezistencës sonë të lavdishme kundër grushtit të shtetit në korrik 2017, ne përveshëm sërish mëngët me vendosmërinë që asgjë nuk mund të ndalonte nismën tonë,” – u shpreh Erdogan.

Mbështetësit e projektit të xhamisë argumentuan se nuk kishte mjaftueshëm vende për besimtarët myslimanë në një prej zonave më të populluara të vendit. Ndërsa kundërshtarët e shihnin atë si një përpjekje për t’i imponuar një karakter fetar sheshit, ku ndodhej një qendër kulturore dedikuar Ataturkut, e cila u shemb dhe po  zëvendësohet me një strukturë që do të mbajë një shtëpi opere.

Kjo është xhamia e tretë që ka inauguruar Erdogan në Stamboll. Xhamia Camlica ka hapur dyert e saja në mars të vitit 2019. Ndërsa vitin e kaluar, Erdogan ka shndërruar Aya Sofian, një muze i njohur trashëgimi botërore e UNESCOS në xhami, pasi një gjykatë në Turqi i ka anuluar statusin e muzeut. Ndërtesë e cila ka shërbyer si katedrale në epokën bizantine është shndërruar në xhami pas pushtimit osman më 1453.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tili: 29/05/2021 11:09

    Aty le te ndertoje edhe nga nje per person edhe pse ai shesh kishte nje simbolike te vecante (gjithsesi nuk na intereson fare, pune Turqish). Ketej nga territoret e Arberit boll ndertuan nga nje ne cdo maje mali, anes rruge, apo aty ku duket me mire nga ajri toka deti si per te markuar territorin. Boll....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?