Bota

Turqi, helikopteri ambulancë përplaset me godinën e spitalit, 4 të vdekur (VIDEO)

22 Dhjetor 2024, 10:30| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 11:07

  • Share

Turqi- Një ngjarje e rëndë është regjistuar sot në Turqi. Një helikopter ambulancë u përplas me një ndërtesë spitali. Si pasojë e përplasjes të paktën 4 persona humbën jetën, aktualisht 2 pilotë, një mjek dhe një anëtar i ekipit mjekësor.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në qytetin e Muglas. Helikopteri është nisur nga Mugla në drejtim të Antalias, sipas CCN Turk.

Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë të mjegulla e dendur.

 “Helikopteri u përplas në spital gjatë ngritjes. Ka pasur mjegull të dendur, shkaku i aksidentit po hetohet. Katër nga stafi ynë u vranë. Ai u nis nga këtu për të shkuar në Antalia. Nuk ka asnjë problem në spital, aksidenti ndodhi kur helikopteri u ngrit nga pista”, tha guvernatori i Muglas, Idris Akbıjik.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?