Një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore, u përfshi nga zjarri ditën e sotme duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe 32 të plagosur.
Në pamjet e publikuara në media, shihet se flakët kanë përfshirë hotelin prej druri me 12 kate duke u përhapur në të gjithë ndërtesën.
Mediat turke bëjnë me dije se pushuesit që u evakuuan nga hoteli janë vendosur në katër hotelet e tjera të qendrës, ndërkohë që ekipe të shumta zjarrfikësish nga Bolu dhe Gerede po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit.
Lajmi kryesor:
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
S.B/ReportTv.al