Foto nga vendngjarja

Turqi, sulm terrorist para gjykatës në Stamboll, 5 persona të plagosur, mes tyre 3 policë! Ekzekutohen 2 agresorët (FOTO)

6 Shkurt, 10:43| Përditesimi: 6 Shkurt, 12:00

  • Share

TURQI- Autoritetet turke kanë parandaluar një sulm terrorist në një gjykatë të Stambollit. Policia ka ekzekutuar 2 personat që kanë hapur zjarr.

Mediat turke shkruajnë se si pasojë e atentatit terrorist, kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre tre policë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya në një deklaratë për ngjarjen, tha se dy sulmuesit një grua dhe një burrë, pjesëtarë të një organizate terroriste janë ekzekutuar.

Orgnizata terroriste "DHKP/C" që kreu sulmin e sotëm, ka qenë kryesisht joaktive vitet e fundit. Në mars 2015, grupi mori peng një prokuror në të njëjtën gjykatë, duke kërkuar detaje për vrasjen e një adoleshenti nga policia gjatë protestave antiqeveritare një vit më parë.

Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në shkurt të vitit 2013 në Ambasadën e SHBA-së në Ankara, ku u vra një roje turke e sigurisë dhe u plagosën katër persona të tjerë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?