Protestë në Stamboll pas arrestimit të kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu

Bota

Turqi/ Protestuan kundër arrestimit të Imamoglu, 47 urdhër-arreste, në pranga 1 ish deputet dhe 5 kryetarë bashkish

31 Maj, 12:01| Përditesimi: 31 Maj, 12:05

  • Share

Autoritetet turke nisën një valë të re arrestimesh të kryetarëve të bashkive të Partisë Republikane Popullore dhe zyrtarëve të opozitës kryesore mëngjesin e këaj të shtune, pas reagimeve të vazhdueshme në vendin fqinj për paraburgimin e Ekrem Imamollu.

Prokuroria e Stambollit ka lëshuar tashmë urdhër-arreste kundër 47 personave.

Midis urdhër-arresteve janë emrat e pesë kryetarë bashkish rajonale, tre në Stamboll dhe dy në provincën e Adanas. Një ish-deputet i të Partisë Republikane Popullore ra gjithashtu në pranga.

Vetëm javën e kaluar, më 23 maj, një valë tjetër arrestimesh ndodhi në lidhje me rastin Imamollu, me lëshimin e urdhër-arresteve nga Prokuroria kundër 49 personave të tjerë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?