Bota

Turqi, shembet ndërtesa trekatëshe në Stamboll, ka njerëz nën rrënoja! 1 i vdekur dhe 8 të plagosur deri tani (VIDEO+FOTO)

2 Qershor 2024, 09:45| Përditesimi: 15 Nëntor 2024, 15:47

  • Share

TURQI - Një ndërtesë tre katëshe është shembur mëngjesin e sotëm në një lagje të Stambollit dhe ka persona nën rrënoja bëjnë të ditur mediat turke. Deri tani raportohet për 1 person të vdekur dhe 8 të plagosur.

Sipas CNN Turk, në vendngjarje kanë shkuar shumë zjarrfikëse, polici dhe ambulanca, ndërsa janë intensive kërkimet për shpëtimin e personave nën rrënoja.

Shembja ka ndodhur rreth orës 08:40  minuta.

"Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet mjekësore u dërguan në vendngjarje" thuhet në një deklaratë të autoriteteve lokale. 

 

 

S.G/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?